Përmes shumë ankesave, familja Zajmi nga Prizreni, e kishte paralajmëruar rrezikun e shembjes së ish-objektit të pensionistëve në rrugën “Hysen Rexhepi”.
Pas disa muajve frikë dhe stres, disa ditë më parë, gjysma e këtij objekti u shemb në oborrin e familjes Zajmi, fatmirësisht pa pasoja në njerëz, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoObjekti që komuna ia ka dhënë në shfrytëzim Qendrës Hebraike, sipas këtyre banorëve, kishte filluar të shembej gjatë muajit maj të këtij viti.
Ata ankohen se institucionet lokale janë vonuar në evitimin e ndonjë fatkeqësie të mundshme.
Zyrtarë të komunës së Prizrenit kanë thënë se i kanë marrë masat konkrete disa javë më parë për largimin e anëtarëve të kësaj familjeje.
Sipas drejtorit të Inspektoratit, Bujar Hasani, ka një moskoordinim ndërmjet institucioneve relevante, duke përmendur këtu pengesat që u dalin me shtëpitë, të cilat janë të mbrojtura me ligj.
Në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore, kanë thënë se nuk kanë pranuar ndonjë projekt për intervenim në ish-objektin e pensionistëve.