KESCO është njoftuar nga KEK-u se në orët e hershme të mëngjesit ka rënë nga sistemi në mënyrë të paplanifikuar njësia B2 e Termocentralit Kosova B.
Rënia e këtij blloku ka krijuar mungesë të menjëhershme të mbi 250 megavatë/orë energji elektrike, gjë që e ka vështirësuar tej mase furnizimin me energji elektrike.
“Në këtë situatë, KOSTT e ka urdhëruar KESCO që të fillojë me ndërprerje të energjisë elektrike. Si pasojë, një pjesë e madhe e vendit do të mbetet pa rrymë . Pasi që bëhet fjalë për reduktim të paplanifikuar të rreth 30 për qind të prodhimit, për informata shtesë në situatën e krijuar, ne ju kishim lutur t’i drejtoheni KOSTT-it dhe KEK-ut”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga KESCO.
Sipas komunikatës KESCO, ashtu siç edhe parashihet me rregullat dhe obligimet është duke bërë maksimumin që të sigurojë energjinë elektrike të mjaftueshme për ditën e nesërme, nga importi.