Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bicurri: Përfaqësimi i grave në nivele vendimmarrëse, i ulët

Nita Bicurri, menaxhere e programit në NDI, deklaroi se përfaqësimi i grave në nivel qendror është i mirë, karshi atij lokal, ku sipas saj, vetëm dy gra aktualisht udhëheqin komuna në Kosovë.

Ajo deklaroi në “60 Minuta” të KTV-së të mërkurën, se rreth 33 për qind është përfaqësimi i grave në politikën kosovare, e kjo siç tha ajo, duhej të ishte 50 për qind.

“Në nivel qendror jemi më mirë, por në nivel lokal, përfaqësimi është i ulët. I kemi 2 kryetare të komunave që janë nga radhët e komunitetit serb, por s’kemi gra të tjera në nivele të tjera lokale. 33 për qind për përfaqësimi i grave në institucione, duhej të ishte 50 me 50 për qind. Vizioni është i mirë, të merret e njëjta platformë, për arritjen e barazisë gjinore, që të gjitha partitë, e kanë njëfarë forme të mekanizmit për përfshirje. Agjenda e PDK-së është publikuar dhe është misioni i ndërmarr tash, por nevojitet kohë për instalim të mirëfilltë të mekanizmave që rezultojnë me sukses të integrimit të grave”, deklaroi ajo.

Sipas Bicurrit, Kosova ka shënuar sukses në barazinë gjinore në rrafshin politik, por për barazi të plotë, ajo tha se nevojiten vite.

Menaxherja nga NDI theksoi se lajm i mirë është që 90 për qind e grave deputete janë zgjedhur pa pasur nevojë për kuotën gjinore.

“90 për qind të grave që përfaqësojnë i kemi të zgjedhura pa nivelin e kuotës, por s’ka mekanizma që e sigurojnë pjesëmarrjen e plotë të grave në institucione”, theksoi ajo.

Edhe Shprehet drojë që pjesëmarrja e grave në zgjedhje të jetë e ulët Arbëri Shprehet drojë që pjesëmarrja e grave në zgjedhje të jetë e ulët

Bicurri tha se mungesa e grave që janë shembuj për shoqërinë, i penalizon gratë që të jenë të përfaqësuara në institucionet vendimmarrëse.

“Është momentumi i mirë për Kosovën. Kemi gra që janë asambliste, kemi përfaqësim të mirë, por kur flasim për mjedisin ku ato operojnë, duhet të ketë diskutim...Kemi gra të suksesshme, i kemi dy gra presidente, ka modele të mira, por ato s’janë fokus i modelit të mirë të grave që janë në procese të rëndësishme”, tha ajo.