UNDP dhe AGK, sot kanë mbajtur ceremoninë e ndarjes së Çmimeve kundër Korrupsionit 2017.
Besnik Krasniqi nga Koha Ditore, fitoi Çmimin për Storjen më të mirë në Gazetë, "Diplomaci me akraballëk".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇmimi për Storjen më të mirë Televizive i ndahet Naim Krasniqit nga Drejtësia në Kosovë me “Zërat e Safete Tolajt dhe Berat Kelmendit”.
Ndërkaq, çmimi për Storjen më të mirë Online i ndahet Vehbi Kajtazit nga Insajderi me “Milaim Zeka dyshohet se mashtroi 920 kosovarë me viza punësimi në Gjermani”.
Poashtu, çmim për Storien më të Mirë Online fitoi edhe Parim Olluri po ashtu nga Insajderi me hulumtimin “‘El Chapo’ kosovar që arriti të përfitojë mbi 1 milion euro nga tenderët publik“.
Çmimi për Storjen më të mirë nga Fusha Tematike i ndahet Besnik Boletini, Besa Kalaja dhe Leonida Molliqaj nga organizata Çohu me "Rrafshojmë male".