Besimtaret bektashinj në të gjithë Shqipërinë kremtuan Ditën Botërore të Hashures, një ditë e veçantë që përkujton 72 të rënët në tokën e Qerbelasë.
Në një ceremoni nga Odeoni në Kryegjyshatën e Shqipërisë, kryegjyshi botëror, haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, uroi besimtarët dhe shqiptarët për më shume paqe, dashuri, vëllazeri për të ecur në rrugen e Zotit.
Dita e çorbës me drithëra vjen pas 10 ditësh agjërimi gjatë të cilave përkujtohet sakrifica e besimtarëve bektashinj. E gjithë bota myslimane e kujton këtë ditë si ngjarjen më të dhimbshme në historinë e njerëzimit. Origjina e festës nis nga Iraku.
Në fushën e Qerbelasë, 1400 vjet më parë u masakruan nipi i profetit Muhamed, Imam Hyseni, së bashku me 72 shehid (dëshmorë). Dita e Ashures njihet si dita e martirizimit të imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë nga një ushtri agresore, së bashku me 72 shokët e tij u martirizua. Dita e Ashures është dita e fundit e Matemit.
-
Besimtarët bektashianë festojnë sot ‘Ditën e Hashures’
-
Myslimanët nëpër botë e shënojnë Fitër Bajramin nën hijen e luftërave dhe pasigurisë
-
Kremta e Fitër Bajramit në Shqipëri, mijëra besimtarë u falën në sheshin "Skënderbej"
-
18 të vdekur në Irak, po kryenin pelegrinazhin drejt Qerbelasë
-
Rituali fetar që është kthyer në protestë në Iran