Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Besfort Shala fiton garën e kryeqytetit për matematikë

Është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimit për fituesin e garës së diturisë në shkencën e matematikës, garë e realizuar nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Universitetin Primorska nga Koperi i Sllovenisë.

Fitues i garës u shpall nxënësi i gjimnazit “Sami Frashëri”, Besfort Shala. Ai me këtë rast ka fituar bursë për të studiuar në Unviersitetin Primorska.

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka thënë se shpreson që një bashkëpunim i tillë me Universitetin Primorska të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Artikuj të ngjashëm