Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çmime dhe mirënjohje për 45 nxënës që u vlerësuan në gara ndërkombëtare

Ministria e Arsimit ka ndarë çmime dhe mirënjohje për 45 nxënës të cilët kanë marrë çmime në gara ndërkombëtare dhe vendore gjatë vitit 2022, për matematikë dhe fizikë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e Kosovës është arsimi cilësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka shtuar se janë të fokusuar për plane e strategji të reja për përmirësimin e cilësisë së arsimit.

“’Ekuacionet janë më të rëndësishme për mua pasi politika është e tashmja e ekuacionet janë përgjithmonë’, thoshte Albert Einstein, unë këtë s’e kam respektuar. Megjithatë matematika më ka ndihmuar shumë, unë sa herë kam qenë në burg e paraburgim kam zgjidhur detyra për ta mbajtur mendjen e freskët. Një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e Kosovës është arsimi cilësor, ne kemi ndarë bursa për nxënësit e student. Ne jemi të fokusuar për plane e strategji të reja për përmirësimin e cilësisë së arsimit. Sot jam shumë i gëzuar që ju si matematikan dhe fizikanë të ri keni fituar çmime në gara ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se për t’u përkujdesur për talente në këto fusha kanë krijuar skema të reja për përkrahje financiare dhe po hapin rrugë të reja për punë hulumtuese dhe shkencore.

“Ju premtojmë që secili talent do të jemi krahë jush për t’iu dhënë hapësirën që duhet”, ka thënë ajo.