Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BERZH-i dhuron 130 mijë euro për Klinikën e Pediatrisë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka dhuruar 130 mijë euro në formë çeku që i është dorëzuar organizatës “Care for Kosovo Kids”.

“Në Klinikën e Pediatrisë, në Repartin e Hemato-Onkologjisë, sot është bërë ceremonia e dorëzimit të çekut, me rastin e mbarimit te fushatës shumë të suksesshme te stafit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për fëmijët me kancer në QKUK”, thuhet në njoftim.
“Çeku i është dorëzuar organizatës Care for Kosovo Kids, e cila për disa vjet ka ndihmuar dhe ndihmon me terapi fëmijët me kancer”, thuhet më tej.

Stafi nga zyrat e BERZH-it në Prishtinë, Tiranë dhe Londër, kanë mbledhur rreth 80 mijë euro për fëmijët me kancer gjatë vitit të kaluar, të cilat janë rritur me një donacion shtesë prej 50 mijë euro nga BERZH-i në Londër.