Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bërnica e Poshtme hyn në shërbimin e largimit të mbeturinave

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është zgjeruar shërbimi i largimit të mbeturinave në kryeqytet.

Shërbimi i largimit të mbeturinave nga sot është zgjeruar edhe në fshatin Bërnicë të Poshtme.

Siç ka njoftuar komuna, ky fshat nuk ka pasur asnjëherë shërbim për mbledhjen e mbeturinave, rrjedhimisht as faturim e inkasim për një gjë të tillë.

Sot janë shpërndarë edhe shportat e mbeturinave.

Artikuj të ngjashëm