Drejtori i përgjithshëm për Çështje Politike të Zyrës së Jashtme britanike, Richard Moore tha sot në Beograd në një takim me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq, se është e nevojshme të vazhdohet me përpjekjet për të arritur një zgjidhje kompromisi me Kosovën.
Ndërsa, Bërnabiqi tha se taksa ndaj mallrave serbe, formimi i Ushtrisë së Kosovës dhe miratimi i një platforme për dialogun sipas saj, tregon se Prishtina “nuk mendon për dialogun dhe refuzon çdo mundësi për të kërkuar një zgjidhje kompromisi”.
Ajo gjithashtu tha se sjellja e Prishtinës ka ndikuar “negativisht në jetën e të gjithë qytetarëve në Kosovë, pavarësisht nga nacionaliteti i tyre, por edhe në stabilitetin e të gjithë rajonit”.
Bërnabiq shfaqi shpresën se do të vijë deri te “një presion adekuat” nga bashkësia ndërkombëtare që do të çonte në heqjen e taksave dhe krijimin e kushteve për vazhdimin e dialogut, transmeton KosovaPress.
-
Bërnabiqi kërkon vazhdim të dialogut me “krahinën serbe, Kosovën e Metohinë”
-
Bërnabiq pas deklaratës së Escobarit: Nëse kushtëzoni Asociacionin, s’ka kuptim as dialogu
-
Bërnabiq për dialogun: S’kemi lajme të mira
-
Bërnabiq: Dialogu Kosovë-Serbi parakusht për sigurinë e rajonit
-
Serbia skeptike për bisedimet me Kosovën