Qeveria e Serbisë do të kërkojë nga autoritetet në Prishtinë që të zbatojnë në tërësi Marrëveshjen e Brukselit për normalizim të marrëdhënieve, tha kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.
“Do të këmbëngulim që të zbatohet Marrëveshja e Brukselit dhe të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe me të gjitha kompetencat. Nëse nuk duan, ne do t’i mbështesim serbët në Kosovë që ta bëjnë një gjë të tillë”, tha Bërnabiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Ajo tha se situata në Kosovë “është komplekse” dhe se “ndryshon nga dita në ditë”.
“Kam biseduar për të me presidentin e Serbisë, prapa dyerve të mbyllura, dhe nuk mund të jap detaje”, tha Bërnabiq.
Ajo po ashtu shtoi se në Serbi është i nevojshëm uniteti kombëtar dhe se tash për tash nuk do të flitet për ristrukturim të qeverisë.
-
Marrëveshja obligative në tërësinë e saj, thonë në BE
-
Rruga e Serbisë drejt BE-së pritet të lidhet me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën
-
Bërnabiq: Topi në anën e Prishtinës, të ndalen arrestimet e serbëve
-
Bërnabiq-Kurtit: Tash e 10 vjet po e presim themelimin e Asociacionit
-
Bërnabiq: Besueshmëria e BE-së qëndron në zbatimin e Asociacionit