Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për bashkim kombëtar me Shqipërinë, mund ta destabilizojë seriozisht rajonin.
"Ajo deklaratë është vetëm një gur tjetër në minimin e themeleve të stabilitetit rajonal dhe sigurisë rajonale. Ajo deklaratë mund të shkaktojë trazira të mëdha në të gjithë rajonin. Politika e Albin Kurtit është e qartë, të cilën ai duket se nuk e fsheh. Ajo që është më shumë shqetësuese është mungesa e reagimeve të komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë ajo.
Ajo thotë se do të dëshironte të dëgjonte diçka nga Viola von Cramon për diçka që është puna e saj, si raportuese evropiane për Kosovën.
“Një grua që merret më shumë me Serbinë qendrore dhe kritikon të gjitha temat këtu, që nga të drejtat e punëtorëve, vendos gënjeshtra dhe gjysmë informacione për punëtorët vietnamezë që punojnë në Republikën e Serbisë me një investitor të huaj në Serbi, i cili respekton të gjitha ligjet e Republikës së Serbisë. Ajo merret me Serbinë dhe të gjitha temat, nga sundimi i ligjit e deri te të drejtat e punëtorëve, te klima jonë e investimeve, minierat dhe minierat e litiumit në Serbi, në vend që të merret me atë që po ndodh në territorin e Kosovës”, ka theksuar ajo.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nëse do të kishte referendum për bashkim kombëtar me Shqipërinë, ai do të votonte për.
“Nëse do të kishte dy referendume njerëzit do të votonin për bashkim kombëtar. Mendoj se në të ardhmen nëse do të prezantohej si një referendum demokratik, që do të kishte në sjellje paqësore, unë do të votoja për po, por e përsëris vetëm nëse bëhet në formë demokratike. Nuk do ta përjashtoja mundësinë, megjithatë mendoj se për një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon, mënyra më e shpejt dhe më e mirë përpara në të ardhmen është që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE”, ka thënë Kurti në një intervistë për Radion Monocle.
-
Brnabiq: Kurti do vetëm konflikte, BE-ja më e shqetësuar se kurrë
-
Vuçiq reagon ndaj deklarimeve të Kurtit për bashkimin kombëtar
-
Kurti insiston në nënshkrim të marrëveshjeve, Osmani që t’i bëhet trysni Serbisë
-
Kurti: Serbia po e kërcënon Kosovën
-
Kurti: Serbia kërkon të pengojë përparimin e tërë rajonit drejt NATO-s e BE-së