Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Berjani: Lufta Izrael-Palestinë nuk do të ndikojë në rritjen e çmimit të naftës

nafta derivate benzina pompa

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se çmimin e naftës nuk do të ndikohen nga lufta në mes të Izraelit dhe Palestinës.

Në një intervistë në emisionin “Sot” në KTV, Berajni ka thënë se çmimi i derivateve është në rënie.

“Lufta Izrael-Palestinë nuk ka ndikuar në rritje të çmimeve të naftës, përkundrazi trendi është në rënie, për shkak se Amerika dhe Evropa nuk ia japin Rusisë atë kënaqësi që të ketë ndikim në tregun ndërkombëtar, në tregjet e naftës, ka ndodhur e kundërta, çmimet janë në rënie e shpresojmë që ato do të vazhdojnë të bien.”, ka theksuar Berjani.

ka thënë se çmimet caktohen nga berza por se çmimi real për kosovarët do të duhej të ishte 1 euro për një litër naftë.