Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Berisha thotë se po bëhen shkelje me emërimin e diplomatëve

Sipas Butrint Berishës nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, ministria e Punëve të Jashtme po bën shkelje ligjore me emërimin e diplomatëve.

Në Puls të KTV-së, ai ka vlerësuar se është duke u bërë shkelje e ligjit që parasheh se së paku 50 për qind e diplomatëve duhet të jenë të karrierës. Ka thënë se raporti tregon numër shumë më të madh të ambasadorëve politikë, në raport me ata të karrierës.

“Së paku 50 për qind duhet të jenë diplomatë të karrierës. Kjo është minimumi, por nuk guxon nën 50. Aktualisht ministri e ka pranuar se kuota është 80 për qind pro ambasadorëve politikë”, ka thënë ai.