Arbëri

Berisha: Të gjithë kandidatët e VV-së janë të njëjtë, unë do ta votoja cilindo prej tyre

Beke Berisha

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, para seancës konstituive të Kuvendit, tha se ai personalisht do ta kishte votuar cilindo kandidat për kryetar të Kuvendit që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje. 

Sipas tij të gjithë janë të njëjtë.

“Ishte dashur, nëse ka vullnet që të dilet nga kjo situatë, ishte dashur. Ne po bisedojmë ngapak, po aty ka, për shembull, merake të ndryshme – jo unë e kisha votuar atë. Unë çka dalloj nga grupi, veç që mua më duken të njëjtë, nuk ke çka të zgjedhësh aty. Cilindo ta qesin, me Kushtetutë i takon, por votojeni kushdo që është, se të njëjtë janë”, tha Berisha./EO

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi i Kosovës - 7 korrik

Kuvendi nuk konstituohet as në tentimin e 43-të

As pas 43 tentimesh Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet. 55 deputetë kanë votuar...