Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, pas njoftimit se edhe bashkëpartiaku i tij ka marrë ftesë nga Specialja, tha se kjo gjykatë synon të barazojë luftën çlirimtare me gjenocidin e Serbisë.
Ai u shpreh i bindur se Krasniqi do të kalojë edhe këtë betejë.
“Ftesa për ikonën e luftës për liri nga Gjykata Speciale, z. Jakup Krasniqin por edhe prijësve të tjerë të UÇK-së, po e vërteton atë qe e kemi thënë që nga fillimi, se misioni i kësaj gjykate dhe iniciuesve të saj është dëmtimi i vlerave çlirimtare dhe barazimi i luftës për liri me luftën gjenocidale të Serbisë! Si shumë beteja tjera kundër së keqes, jam i bindur se edhe këtë do ta kaloj z Jakup Krasniqi”, deklaroi Berisha.
Artikuj të ngjashëm
-
Edhe Zafir Berisha ftohet nga Specialja
-
Kastrati: Qëllimi i Speciales, ta barazojë UÇK-në me forcat paramilitare serbe
-
Nisma kërkon që Specialja të tregojë nëse po përgatit aktakuza edhe ndaj serbëve
-
Sherifi: Skenat në shtëpinë e Krasniqit të panevojshme dhe traumatike për familjen
-
Zafir Berisha do të intervistohet më 21 janar nga Specialja