Mjeku Visar Berisha ka bërë thirrje për qytetarët t’i respektojnë rekomandimet nga institucionet për parandalimin e infektimit nga koronavirus.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se Kosova është në kthesën e parë të ashpër.
Ai tutje ka shtuar se në ditët që vijnë do të shihet nëse kanë qenë efektive masat e marra nga Qeveria, raporton KOHA.
“Në këtë 2-3 ditësh kemi me sa kanë qenë efektive masat e ndërmarra deri tash. Nëse numri rritet hovshëm, do të thotë nuk jemi ruajtur. Nëse numri nuk e kalon 70-100 atëherë jemi duke u mbajtur mirë. Si do që të vie puna, nga nesër në mëngjes duhet të reduktohen forcërisht daljet, të organizuara me orare. Blerjet s’mund t’i mbajmë çdo ditë. Në 3 ose 5 ditë më së miri. Vizitat te njëri-tjetri le të marrin fund”, ka thënë ai.
-
Qeveria paralajmëron masa më të rrepta për luftimin e koronavirusit
-
Nga nesër lejohet qarkullimi dy herë në ditë nga 90 minuta
-
Nesër sërish ndryshon orari i qarkullimit të qytetarëve
-
Nga e mërkura, qytetarët do të kenë të drejtë lëvizjeje vetëm 90 minuta në ditë
-
Kurti: Nga sot Ministria e Shëndetësisë do të marrë vendimet lidhur me situatën me koronavirus