Kryetari i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha, në një konferencë për media ka thënë se Qeveria ka gënjyer kur tha se pjesëtarët e NJSI-së paguhen mbi 2000 euro.
Ai ka thënë se përderisa më 24 shtator u cenua rendi kushtetues i Kosovës nga Serbia “sot sigurinë e Kosovës po e rrezikojnë politikat fëmijërore të ministrit Xhelal Sveçla dhe kryeministrit Albin Kurti”.
“Tendenca për të degraduar argumentin e policit është më e dëmshme se të gjitha mashtrimet që i kanë bërë deri tash. Po doni të thoni që policët po gënjejnë. Nuk është FIT referent në komunë, por është njësia që ju jeni lëvduar dhe të njëjtit i ekspozohen rrezikut personal”, ka thënë ai.
Sipas tij, kërkesat e policëve, duke filluar nga kadetët duhet të plotësohen.
Berisha ka thënë se për këtë çështje, të gjithë do të duhej të ishin së bashku.
Edhe
Berisha për “tentim atentatin” ndaj Kurtit: Viktimizim para elektoratit, duam hetim parlamentar
“Pozitë e opozitë duhet të kenë konsensus. Me urgjencë duhet të veprohet që kushtet e tyre të plotësohen”, ka thënë ai.
Duke folur për çështjen e minatorëve, ka thënë se kjo Qeveri po heziton të merret edhe me ta.