Ministri i FSK-së Rrustem Berisha ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, duke kërkuar nga deputetet që ta votojnë atë.
Berisha tha se kjo është bërë sipas Kushtetutës.
"Kjo është bërë në kuadër të Kushtetutës që do të mundësojë riorganizimin e Ministrisë. Ky projektligj parasheh riorganizimin e MFSK-së. Ministria e Mbrojtjes do të jetë e përbërë nga shërbyesit civil dhe personeli ushtarak", tha Berisha.
Ai tha se të gjitha ndryshimet do të bëhen sipas rishikimit të sektorit të sigurisë që janë të dhe që janë të parashikuara në planin e transicionit.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrustem Berisha: Nga sot është dashur të jem ministër i Mbrojtjes
-
Rrustem Berisha, me shumë gjasë këshilltar politik i Anton Qunit në Ministrinë e Mbrojtjes
-
Viti i ushtrisë: Berisha e Rama thonë se synim mbetet anëtarësimi në NATO
-
Berisha: Synojmë anëtarësimin e vendit në NATO
-
Mosmiratimi me kohë i buxhetit mund të ketë pasoja për FSK-në