Deputeti Bekë Berisha ka kërkuar kushte më të mira në sallën e seancave të Kuvendit. Kjo sepse, ka thënë ai, deputetët po i zë gjumi nga mosajrosja.
Ai i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit që të merret me këtë problem. Përveç kësaj ka kërkuar zgjidhje të problemit me mëditje, që ai tha se ka pasur.
“Prej që e kemi nis këtë mandat teknika nuk funksionon. Ti si kryetar i Kuvendit ish dashtë me i kry do punë tuat. A ka mundësi ky Kuvend me e menaxhu një byfe. A ke autoritet ti si kryetar i Kuvendit. Pastaj kemi pas probleme me shtesa e mëditje për deputetë. Dje kemi pas problem me ajrosje, po na zen gjumi në seancë. Të lutem me e përdorë autoritetin tënd, këto probleme me na i zgjedhë”, ka thënë ai.
Berisha ka shtuar se kur po ofendohen të tjerët nuk po reagohet, ndërsa përmendi fjalimin e deputetes Marigona Geci, e cila të enjten e quajti ish-presidentin Hashim Thaçi, “Haxhim haxhi polari”.
“Zotri kryetar ti po mundohesh me mbajt rendin mes nesh, por këtu po flitet po ofendohen qytetarët, edhe qytetarët jashtë. Dje ish dashtë me fol edhe PDK-ja për një plak që ia ofenduan por këta nuk folën. Po për shkak të parimeve duhet me reagu unë. Nuk ka nevojë armiqësitë e pallavrat e rrugës me ardhë këtu me shfry barkun e sidomos me u fy një plak që e ka djalin në burg. Unë se toleroj këtë”.
Edhe
Berisha i AAK-së i kërkon opozitës votimin e Haxhiut për kryeparlamentare
Ndërkohë që deputeti i VV-së, Dimal Basha, deshi të ndërhynte, Berisha ia ktheu: “Kur flas unë ti veç e këqyr kompjuterin”.
“Është e vërtetë që LDK-në e ka marrë Lumiri, është e vërtetë që PDK-në e ka marrë Memli, besa edhe një është e vërtetë që qita (LVV) i ka marrë Vjosa edhe një dreq e di se ku kanë me u ndalë”, ka theksuar Berisha.