Grupi i deputetëve nënshkrues për nismën legjislative, për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve, ka dorëzuar sot projektligjin për këtë nismë në Kuvendin e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Nismës Social Demokrate, Zafir Berisha.
“Në bazë të nenit 79 të Kushtetutës së Republikës, nenit 53 të rregullores së Kuvendit, të nenit 5, paragrafi 1, pika 2, dhe të nenit 8 të Ligjit nr 04/-L-025 për nismën legjislative. I procedohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe miratim, Projektligji për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve”, ka njoftuar ai në profilin e tij në Facebook.
Deputeti Zafir Berisha, i autorizuar i Grupit të deputetëve nënshkrues, do ta prezantoj dhe arsyetoj projektligjin për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve në seancën plenare të Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet ky projektligj.
-
Tahiri: Ligji i zyrtarëve publikë duhet të vijë në Kuvend më së largu në shtator
-
Nismë ligjore për t’i lënë pa punë ish-funksionarët jugosllavë
-
Nismë ligjore për t’i “pastruar” institucionet nga të korruptuarit
-
Pushteti e opozita përplasen për ligjin për zyrtarët publikë
-
Qeveria miraton projektligjin për zyrtarët publikë