Visar Berisha, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se po që se dështon zgjedhja e presidentit të ri, barra do të bjerë mbi Lëvizjen Vetëvendosje që ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit.
Berisha ka thënë se nuk do të ishte e çuditshme po që se dështon zgjedhja e presidentit dhe që vendi të shkojë në zgjedhje të reja. Po që se kjo ndodh, sipas tij, përgjegjësinë duhet ta marrë Lëvizja Vetëvendosje që ka fituar mbi 47 për qind të votave, bazuar në rezultatet preliminare.
“Nuk është çudi që të mos kemi një marrëveshje politike prapë dhe të shkojmë në zgjedhje. Kemi një parti fituese që ka fituar në mënyrë dërmuese dhe ka mundësinë që të ofrojë zgjidhjen. Testi më i mirë për të do jetë të japë zgjidhje të butë dhe shenjë të ndërtimit të besimit edhe te partitë tjera që mbeten më larg saj që të kemi test të kaluar drejt dhe mirë për të gjithë, të krijohet besueshmëri edhe për tutje. Nëse ka përpjekje që të betonohet VV në këtë rast si parti më e madhe, tek një person, për ku e di marrëveshjeve politike të brendshëm që ata kanë, atëherë barra bie mbi ta dhe marrin përgjegjësinë”, ka thënë ai në Deskun e KOHËS.
Sipas tij, presidenti i ri duhet të jetë gjithëpërfshirës, e figurë profesionale që rri mbi palët.
Ai ka thënë se vendit s’do t’i bënte mirë po që se do të kishte dublifikim në pushtete, me Vetëvendosjen që do të merrte edhe administratën, por edhe presidentin.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi me Albin Kurtin kandidat për kryeministër dhe Vjosa Osmanin kandidate për presidente.
-
LVV-ja pranon “ofertën” e Aleancës për presidentin
-
Vetëvendosje insiston në kandidatë jopartiakë për president
-
VV-ja pret propozime konkrete për presidentin nga opozita teksa afati po shkon drejt fundit
-
Partitë nisin fushatën e fajësimit për dështimin e negociatave për presidentin
-
Dy javët vendimtare – presidenti i ri “larg”