Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, është zgjedhur kryetar i Degës së parë në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa ka thënë se përmes këtij kuvendi, delegatët ua mbyllen gojën dashakqinjëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Falënderoj delegatët për përkrahjen unanime të tyre, (88 vota), për besimin e dhënë në rrugëtimin tonë mëtejmë të përbashkët. Kuvendi po ashtu zgjodhi Kryesinë e re të Degës dhe Delegatët për Kuvendin Qendror të LDK-së.
Falënderim i veçantë për Komisionin e Degës dhe 20 Kryetarët e nëndegëve për punën e madhe e të palodhshme”, ka thënë ai.
Sipas Beqirit, anëtarësia dhe veprimtarët e LDK-së të Kodrës së Trimave janë burim frymëzimi për të.
“Edhe ky Kuvend, Delegatët e tij, ua mbyllen gojën gjithë dashakqinjëve, Dega e I-rë e LDK-së, mbetet bastion i fuqishëm. Është nder, privilegj dhe përgjegjësi me qenë me këta qytetarë të mrekullueshëm të Kodrës së Trimave. Kam qenë dhe do të jem gjithmonë në shërbim të tyre”, ka shkruar ai.