Xhavit Beqiri ish-këshilltar i kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ai ka thënë se që nga fillimi është ditur fituesi i zgjedhjeve të dhe se beteja zhvillohej për vendin e dytë.
Beqiri në Interaktiv ka thënë se rezultati për LDK-në ishte befasues për të keq, pasi thotë se kjo parti nuk e ka parë asnjëherë një rezultat të tillë në historinë e saj.
“Është momenti që LDK-ja të reflektojë dhe të analizojë me ftohtësi këtë rënie kaq drastike. Zgjedhjet në Podujevë ishin një sinjal që gjërat në terren nuk ishin mirë, por as skeptiku më i madh nuk e ka pritur që rezultati do të ishte kaq i keq. Por besoj që kjo është shenjë e qartë që LDK-ja duhet të analizojë thellësisht të gjitha shkaqet që çuan në këtë gjendje, sepse është befasuese si mund të humbet gjysma e elektoratit”, ka thënë ai.
-
Ish-këshilltari i Hotit kërkon dorëheqjen e krerëve të LDK-së
-
Hoti: LDK s’është pronë e askujt dhe s’mund të jetë peng i interesave personale
-
Situata në LDK sipas Adem Salihajt, sonte në "Konfront" në KTV
-
Veliu: Humbja nuk mund të kalohet me heshtje, dera është e hapur
-
Hamza paralajmëron riorganizim të PDK-së, Abdixhiku përgjegjësi e reflektim në LDK