Shefi i Grupit Parlamentar dhe kryetari i degës së parë të LDK-së në Prishtinë, Ismet Beqiri, thotë se partia e tij është përherë e gatshme për zgjedhje.
Kështu ka shkruar ai në Facebook pas një takimi me qytetarë.
“Takime me qytetarët e Nëndegës të udhëhequr nga Shpend Bilalli dhe Nëndegët të udhëhequra nga Nazmi Beqiri dhe Arsim Gollaku. Takime mjaftë të mira, prezencë shumë e mirë. Biseduam për çështje të ndryshme, për kërkesa të arsyeshme dhe të realizueshme. LDK e Kodrës së Trimave, Prishtinës dhe Kosovës po dëshmon madhësinë dhe madhështinë e saj. Të gatshëm për zgjedhje dhe fitore në çdo moment”, ka shkruar Beqiri në faqen e tij në Facebook.
Beqiri, që dikur ishte i pari i Prishtinës, është në mesin e akterëve të LDK-së që përmenden si kandidatë të kësaj partie për kryetar komune në kryeqytet.
-
Ismet Beqiri insiston se kërkesa për dorëheqje nuk është e degës ku është kryetar
-
Beqiri: Jam i gatshëm të garoj për kryetar të Prishtinës
-
Beqiri zgjidhet kryetar i Degës së Parë të LDK-së në Prishtinë
-
A do të kandidohet Ismet Beqiri për kryetar të Prishtinës
-
Dega më e fuqishme e LDK-së kërkon dorëheqjen e Ismet Beqirit