Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Beqë Cufaj propozohet ambasador në Gjermani, LDK-ja bojkoton mbledhjen e Komisionit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësim për një mbledhje që thonë se e ka mbajtur Komisioni për Punë të Jashtme me dyer të mbyllura. Sipas njoftimit, aty është intervistuar një kandidat për ambasador i propozuar nga Qeveria Haradinaj.

KohaVisioni ka mësuar nga burime të afërta me procesin se kandidati i intervistuar është Beqë Cufaj, që është propozuar për ambasador në Gjermani. LDK-ja, e cila udhëheq me Komisionin për Punë të Jashtme, thotë se e ka bojkotuar këtë mbledhje sepse e konsideron procesin e jashtëligjshëm.

“Meqenëse përqindja e të emëruarve politikë në Ambasadat e Kosovës anekënd botës tashmë është tejkaluar dhe arrin në rreth dy të tretat , gjë të cilën e ka konfirmuar edhe vet Ministri i Jashtëm, Pacolli, përfaqësueset e LDK-së në Komision, kanë propozuar që mos të ketë emërime të reja politike derisa të rregullohet kuota prej 50/50, e kërkuar me ligj”, thuhet në këtë njoftim.