Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se rruga e më e rëndësishme për përmirësimin e bilancit tregtar të Kosovës bëhet përmes eksportimit të shërbimeve që ofrojnë të rinjtë dhe të rejat që kanë ide dhe të cilët nuk duhet të pengohen, por duhet të ndihmohen në realizimin e ideve të tyre.
Këto komente Beqaj i bëri gjatë vizitës në “Vision Agency”, ku ka takuar stafin e kësaj kompanie dhe ka bashkëbiseduar me udhëheqësit e saj, në lidhje me programet e kompanisë, zhvillimin e saj, si dhe për mundësitë e mbështetjes nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
“Përkrahja nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nuk do të mungojë që Kosova të bëhet faktor rajonal dhe besoj edhe ndërkombëtar, në kuptimin e ekonomisë digjitale dhe shfrytëzimit të teknologjisë informative me qëllim rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe aktivizimin ekonomik sa më shumë të IT-së”, tha ndër të tjera Beqaj.
Ndërsa drejtori ekzekutiv i kompanisë “Vision Agency”, Mendim Mustafa, e falënderoi ministrin Beqaj për vizitën dhe e njoftoi atë me profilin e kompanisë dhe me programet që ajo realizon.
“Vison Agency merret me fushën e ofrimit të shërbimeve të teknologjisë, prej zhvillimit të web-it, në sigurinë e të dhënave dhe menaxhimit të serverëve, ndërsa projektet e tona për të ardhmen janë digjitalizimi i ideve dhe digjitalizimin i Kosovës”, tha Musatafa.
-
Beqaj thotë se e kanë prioritet digjitalizimin si mundësi për zhvillim ekonomik
-
Beqaj: Synojmë krijimin e punësimit përmes ngritjes së aftësive eksportuese
-
Beqaj: Bashkëpunimi i ndërmarrësve të diasporës me të Kosovës mund të shndërrohet në fuqi ekonomike
-
Beqaj: Kosova ka potencial për zhvillim të ekonomisë digjitale
-
Beqaj: Përkushtimi i politikave strategjike të Qeverisë është riorientimi i ekonomisë drejtë asaj digjitale