Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Beqaj: NATO-ja ka dëshirë ta ketë nën ombrellë Serbinë

serbia, nato, kosova, lufta, ukraina, rusia, qeveria, politika

Politologu Behlul Beqaj deklaroi se shtetet e Ballkanit, përveç Serbisë, duan me çdo kusht të anëtarësohen në NATO, ndërsa ky institucion dëshiron që Serbinë ta ketë “nën ombrellë”.

Ai tha të enjten në Interaktiv të KTV-së, se Serbia nuk dëshiron të jetë pjesë e NATO-s, e kjo sipas Beqajt u dëshmua me zgjedhjet e fundit në Serbi, ku presidenti Aleksandar Vuçiq fitoi bindshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Bashkësia ndërkombëtare si shkak e ka realizimin strategjik për regjionin. Pika kyç është Serbia. Të gjitha shtetet e Ballkanit e kanë dëshirë anëtarësimin në NATO, e NATO-ja ka dëshirë ta ketë nën ombrellë Serbinë. Pra, të gjitha shtetet duan të anëtarësohen, por NATO-ja dëshiron ta anëtarësojë Serbinë”, deklaroi Beqaj.

Beqaj tha se Kosova nuk ka probleme me Serbinë në aspektin e kërkesave, pasi siç potencoi ai, të dy palët i dinë kërkesat e njëra-tjetrës.

“Nuk ka ndryshim në Serbi. Problemi është që kur duam t’i arsyetojmë veprimet tona, ne po bëjmë çmos ta ruajmë kushtetutshmërinë, sovranitetin, ndërsa gjithmonë thirremi në kërkesa të Serbisë. Ne s’kemi probleme me Serbinë në kuptimin e asaj se çka do Serbia”, deklaroi tutje politologu Beqaj.

Për situatën në Ukrainë, Beqaj tha se është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

“Konteksti ndërkombëtar ka marrë një kahje të çuditshme. Pas agresionit rus, mund të shtrohet pyetja e ekzistencës së OKB-së, Këshillit të Sigurimit”, shtoi tutje ai.