Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Beqa: Mazhoranca në Kuvend është më e dështuara që nga paslufta

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë se që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, mazhoranca e Kuvendit të Kosovës është më e dështuara që nga paslufta.

I ftuar në Tempus të KTV-së, Beqa tha se prej 30 për qind të realizimit të agjendës së Kuvendit, as 30 për qind e tyre nuk janë ligje të reja, por janë ligje që kanë qenë procese të qeverive të kaluara.

Sipas tij, kjo e bën Qeverinë aktuale, ekzekutivin më të dështuar që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

“Nëse i marrim krejt ligjet që i ka kaluar Kuvendi i Republikës së Kosovës, prej 30 për qind të realizimit të agjendës së Kuvendit, nuk janë ligje të reja as 30 për qind e tyre. Pra, janë ligje që kanë qenë procese të qeverive të kaluara dhe unë konsideroj që Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht mazhoranca që ka shumicën e numrave në Kuvend, që nuk është dashur ta këtë pengesë, është më e dështuara ndonjëherë që nga paslufta, po them në Kuvendin e Republikës së Kosovës, apo pas shpalljes së Republikës së Kosovës.

Ai thotë se këto nuk janë konstatime të tij, por janë statistika për secilin ligj, ku thekson se disa nga ato që janë vonuar “kanë qenë në sirtar të Ministrisë së Drejtësisë”.

Artikuj të ngjashëm