Beograd, 29 mars – Beogradi mbështet konkluzionet e serbëve të Kosovës dhe qëllimin e tyre që të nisin formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Kështu raporton RTS-së të ketë thënë Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, transmeton Koha.net.
Sipas tij, themelimi i AKS-së është e drejtë e tyre, që buron nga Marrëveshja e Brukselit.
Gjuriq po ashtu ka deklaruar se bisedimet që ka pasur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin dhe me zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë, janë inkurajuese për serbët në Kosovë.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjuriq: Nuk u besojmë aspak politikanëve shqiptarë, por jemi të gatshëm të dialogojmë me ta
-
Vuçiq: Serbia duhet të marrë pjesë në krijimin e AKS-së në Kosovë
-
Beogradi e do AKS-në vetëm sipas Brukselit, jo si e do Prishtina
-
Gjuriq: Asociacioni është kusht për të vazhduar dialogun
-
Gjuriq: Shtysë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe