Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Belegu: Duhet të besojmë se Specialja është e pavarur dhe e pandikuar nga politika

Foto: Driton Paçarada / Koha

Thirrja për intervistim si i dyshuar për krime lufte nga Gjykata Speciale për kryeministrin tashmë në dorëheqje Ramush Haradinaj, për të tretën herë me radhë, po konsiderohet si një padrejtësi e madhe që po i ndodh atij dhe Kosovës. Por pavarësisht kësaj, i bëhet thirrje Gjykatës Speciale që mos të ndikohet nga politika.

Kështu deklaron këshilltari i Haradinajt, Erolld Belegu në një intervistë për KosovaPress, i cili shprehet optimist se kësaj radhe Haradinaj nuk do të jetë i akuzuar nga një Gjykatë ndërkombëtare.

“Një njëri që ka mbrojtur pragun e shtëpisë së vet dhe ka humbur anëtarë të familjes, duke u intervistuar për herë të tretë, kësaj radhe shpresoj që mos të jetë i akuzuar nga një Gjykatë ndërkombëtare. Në të njëjtën, kohë sot në Beograd kryetar shteti është njeriu i cili ka qenë ministër i Informacionit të Millosheviqit. Tjetri që ka qenë ministër i Punëve të Brendshme, tash është ministër i Punëve të Jashtme. Të dy shkojnë nëpër botë dhe e luajnë viktimën dhe pse i kanë vrarë 13 mijë civilë në Kosovë”, shprehet Belegu.

Belegu shprehu dyshime se thirrja ndaj Haradinajt për të dëshmuar për luftën e UÇK-së mund të ketë ndonjë prapavijë politike, por thotë se duhet besuar se ky gjyqësor është i pavarur dhe nuk duhet të ndikohet nga politika.

“Ne dëshirojmë që të besojmë, siç janë duke insistuar të gjithë ndërkombëtarët se gjyqësori, siç duhet edhe të jetë, duhet të jetë i pavarur. Duhet të besojmë se dhe ky gjyqësor (Gjykata Speciale) është i pavarur dhe nuk duhet të ndikohet nga politika”, pohon Belegu.

Edhe Haradinaj për FAZ: Nuk kam kërcënuar kurrë dëshmitarët e Speciales Arbëri Haradinaj për FAZ: Nuk kam kërcënuar kurrë dëshmitarët e Speciales

Belegu thotë se Haradinaj do të intervistohet nesër gjatë ditës dhe tha se shpreson që pasnesër të jetë në Prishtinë.

Këshilltari i Kryeministrit në dorëheqje mes tjerash theksoi se zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme janë të nevojshme në Kosovë pas kësaj situate të krijuar.