Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bekim Jashari kujton sulmin e 22 janarit ndaj familjes së tij në Prekaz

Foto: Driton Paçarada / KD

Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skenderajt, që njëherësh është djali i heroit të Kosovës Hamëz Jashari, ka kujtuar 22 janarin, ditën kur forcat e shumta policore sulmuan familjen Jashari në Prekaz.

Në 21-vjetorin e kësaj ngjarje Jashari ka kujtuar se përkundër aksionit policor që kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 22 janarit të vitit 1998, në një sulm tinëzar, ku mbeten të plagosura vajza e Rifatit Iliriana dhe Hamzës, Selvetja, meshkujt e familjes por edhe anëtarët tjerë, iu kishin përgjigjur në të njëjtën mënyrë krismave të armikut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas kësaj ngjarjeje, Familja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, e kishte të qartë se forcat policore serbe herët a vonë do të ktheheshin përsëri në Prekaz. Dhe, më 5, 6 dhe 7 mars të po atij viti, historia do të ndryshojë përgjithmonë. Pjesa tjetër e historisë është lavdia e popullit shqiptar. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Familjen Jashari, heronjtë dhe martirët e Kosovës”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook.