Politologu Adem Beha, ka shprehur bindjen se Kosovës i nevojitet konsensus në raport me politikën e jashtme dhe disensus në raport me politikat e brendshme.
“Tani për tani, ka disensus në politikën e jashtme dhe konsensus në politikën e brendshme”, ka thënë Beha, përcjell Koha.net. “Ka disensus se kush duhet ta udhëheq politikën e jashtme dhe çfarë parimesh duhet të ndjekë kjo politikë, kurse ka konsensus se kush po qeverisë më keq dhe kush po jep llogari më pak”, ka shtuar më tej profesori universitar.
Artikuj të ngjashëm