Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Begaj viziton ushtarët e Shqipërisë në KFOR

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar të shtunën trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në kuadër të KFOR-it.

Vizitën e ka bërë në Qendrën e Komandës Rajonale të KFOR-it.

“Sot, me trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilët shërbejnë në KFOR për paqen dhe sigurinë e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

NATO-ja sivjet ka shtuar praninë në Kosovë, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.