Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç ka reaguar sot pas vendimit të autoriteteve të Kosovës që asnjë zyrtari nga Beogradi të mos i lejohet hyrja në territorin e Kosovës, raportojnë mediat serbe, transmeton Koha.net.
Ajo tha se BE pret respektimin e marrëveshjes mbi vizitat e zyrtarëve, e arritur në kuadër të dialogut midis Beogradit e Prishtinës.
“Presim respektimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut midis Beogradit e Prishtinës, nën mbikëqyrjen e BE-së, përfshirë edhe marrëveshjen mbi vizitat e zyrtarëve”, citohet të ketë thënë Kocijançiç.
Përmes një kumtese me shkrim, duke iu përgjigjur pyetjes së Tanjug (agjencia serbe e lajmeve – plotësimi ynë), në lidhje me reagimin e BE-së ndaj, siç e quajnë mediat e Beogradit vendimin e Kosovës, provokimit të fundit nga ana e Prishtinës, Kocijançiç ka shtuar edhe se në lidhje me situatën e krijuar rishtas, ‘BE Është në kontakt me të dy palët”.
Marrëveshja mbi vizitat e zyrtarëve ka nisur të zbatohet nga 1 dhjetori i vitit 2014, ndërsa ai është shkelur disa herë nga pala e Prishtinës.
Koha.net rikujton se Ministria e Jashtme e Kosovës ka njoftuar sot për vendimin me të cilin u ndalohet hyrja në Kosovë të gjithë zyrtarëve nga Beogradi.
-
Thirrja e BE-së: Kosova dhe Serbia t’i respektojnë marrëveshjet e arritura
-
BE kërkon nga Serbia e Kosova të lënë provokimet e t’i normalizojnë marrëdhëniet
-
BE-ja planifikon takim të nivelit të lartë në dialog “sapo të krijohen kushtet”
-
Nisin takimet në Bruksel
-
BE-ja reagon pasi Porfirijes s’iu lejua vizita në Kosovë: Shkelje e marrëveshjes së vitit 2014