Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE pret nga Kosova e Serbia që të identifikojnë qëllimin dhe ritmin e dialogut

Presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij Aleksandar Vuçiq nuk janë takuar që nga gushti i vitit të kaluar.

Por takimi i radhës mes dy presidentësh nuk dihet se kur do të mbahet. Maja Kocijançiq, zëdhënëse në zyrën e Përfaqësues së Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, i tha Ekonomia Online përmes postës elektronike, se nuk mund të japë një datë për takimin dy palësh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por sipas saj, Prishtina dhe Beogradi duhet që të identifikojnë qëllimin dhe ritmin e dialogut të filluar në vitin 2011.

“Është Beogradi dhe Prishtina që identifikojnë qëllimin, hapat, ritmin, formatin e dialogut”, theksoi Kocijançiq.

Kocijançiq ka sqaruar se puna për fazën e re të dialogut është duke vazhduar, ngase të dyja palët kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët, raporton EO.

“Puna për fazën e re të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë është duke vazhduar. Të dyja palët kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të fuqishëm për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve”.

Ajo ka folur edhe për takimin që përfaqësuesja e lartë Frederica Mogherini pati me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në fundin e dhjetorit të vitit të kaluar me theks të veçantë mundësin e integrimit të kësaj pjese në Evropës.

“Në takimin jozyrtar të 18 dhjetorit të vitit 2017, Përfaqësuesja e lartë Federica Mogherini dhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor diskutuan situatën në rajon dhe në veçanti mundësitë për të avancuar integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian në vitin 2018. Pjesëmarrësit nënvizuan vendosmërinë dhe interesin e tyre të thellë në forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në promovimin e mirëkuptimit rajonal”, tha ajo.

Sipas saj, të në këtë kontekst, u theksua rëndësia e diskutimeve të vazhdueshme ndërmjet presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq për të avancuar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Në anën tjetër, një ditë më parë, kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj, ka emëruar këshilltarin e tij Avni Arifin, shef të negociatave me Beogradin.