Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe zëvendësministri Agim Krasniqi pritën sot në takim përfaqësuesit e Bashkimit Evropian të cilët do të zhvillojnë projektin “ Mbështetje Institucioneve të Kosovës në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Në këtë takim u diskutua për vazhdimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian edhe në të ardhmen.
Gjatë takimit të dyja palët u pajtuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka qenë shumë i mirë dhe ndihma që ka dhënë BE-ja në mbështetjen e institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka qenë e domosdoshme dhe ka ndikuar pozitivisht në përforcimin e kapaciteteve të institucioneve në drejtim të luftimit të këtyre dukurive.
Ata gjithashtu u dakorduan se duke pasur parasysh që lufta kundër informalitetit në Kosovë është edhe prioritet i Qeverisë së Kosovës ky bashkëpunim duhet të vazhdoj edhe më tej me një dinamikë më të shtuar.
-
Hoti në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së zotohet për kthimin e ligjshmërisë në Kosovë
-
Për luftimin e korrupsionit, Hoti pret bashkëpunimin e shteteve që e kritikuan për Task-Forcën
-
Hoti nënshkruan memorandum me BE-në për parandalimin e dukurive negative
-
Kosova kërkon mbështetje nga Banka Europiane për Investime
-
“Reformat legjislative dhe ekonomike përafrojnë Kosovën me Bashkimin Evropian”