Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn ka deklaruar se, integrimi i Ballkanit është i rëndësishëm për vetë Unionin.
“Europa nuk ka të ardhme pa Ballkanin Perëndimor dhe pa përforcimin e bashkëpunimit me fqinjët e Europës dhe partnerët globalë”, ka thënë Hahan.
Në profilin e tij në Twitter, komisioneri ka nënvizuar se, detyra e BE-së për vitet e ardhshme është të veprojë si një lojtar më i fortë në arenën ndërkombëtare.
“Të eksportojmë stabilitet në vend që të importojmë destabilitet”, ka thënë më tej Hahn.
Artikuj të ngjashëm
-
Borrell: BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin
-
Hahn: Ballkani Perëndimor i takon Evropës
-
Hahn: Perspektiva evropiane do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë
-
Hahn: Koha që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE-së
-
Ballkani, përgjithmonë në dhomën e pritjes për anëtarësim në BE