Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE-ja: Qeveria t’i anulojë emërimet e jashtëligjshme

Bashkimi Evropian (BE) ka sfiduar Qeverinë e re, duke ia kërkuar një vendim, nëpërmjet të cilit do të mundë të dëshmohej zotimi se agjenda evropiane përbën prioritet. Ka kërkuar të anulojë të gjitha emërimet politike në nëntë ndërmarrje publike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të enjten, ditën kur “Koha Ditore” raportoi se si jashtë agjendës shtetërore është lënë Agjenda për Reforma Evropiane (ERA), Zyra e BE-së në Prishtinë ka përcjellë një përgjigje në të cilën ka kërkuar veprime konkrete nga Qeveria, përfshirë edhe këtë për anulimin e emërimeve.

Po këtë ditë, shefja e kësaj Zyre, Nataliya Apostolova, ka takuar kryeparlamentarin Kadri Veseli, me të cilin kanë trajtuar çështjen e adresimit të prioriteteve të shprehura në ERA.

Në anën tjetër, nëpërmjet një reagimi adresuar redaksisë, Ministria e Integrimit Evropian ka arsyetuar ngecjet... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

Artikuj të ngjashëm