Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE-ja pret pavarësi të Agjencisë së Kosovës për Akreditim

Bashkimi Evropian pret që Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) të funksionojë si institucion i pavarur.

Kështu ka deklaruar të hënën, zëvendësshefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, gjatë një tryeze të mbajtur nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ku është diskutuar për raportin e vetëvlerësimit të këtij institucioni, shkruan sot Koha Ditore.

Raporti i vetëvlerësimit do t’i dërgohet Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Serri ka thënë se Agjencia e Kosovës për Akreditim është një prej prioriteteve të Bashkimit Evropian.

“Ne shpresojmë se do të arrijmë disa objektiva si, pavarësi të Agjencisë së Akreditimit dhe ngritje të cilësisë në arsimin e lartë e fuqizim të arsimit. Unë, Apostolova dhe të gjithë kolegët e mi që ndjekin këtë çështje për së afërmi janë të impresionuar me përkushtimin dhe nivelin e cilësisë së veprimit që keni ndërmarrë deri më tani që nga emërimi juaj”, ka theksuar ai.

Edhe Qeveria e sheh të domosdoshëm forcimin e pavarësisë së Agjencisë për Akreditim Arbëri Qeveria e sheh të domosdoshëm forcimin e pavarësisë së Agjencisë për Akreditim

Sipas tij, arsimi cilësor është shumë me rëndësi për çdo vend e në veçanti për Kosovën, e cila e ka popullatën më të re në Evropë. Fakti që Kosova ka numër të madh të studentëve Serri ka theksuar se duhet të ndikojë edhe më shumë në ngritjen e cilësisë./ Edona Kutleshi

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore