Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Peter Stano, në konferencë për media të mërkurën ka komentuar deklaratat e emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për problemet në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Partneriteti mes SHBA-së dhe qytetarëve nuk shkon përmes një njeriu apo partie, por do të thosha se tani kemi probleme në komunikim me kryeministrin. Ky nuk është problem që kanë vetëm SHBA-të, ka edhe BE-ja, NATO-ja, Britania e Madhe, dhe shtete tjera si Maqedonia e Veriut apo Shqipëria. Duam kthimin e marrëdhënieve në binarët që kanë qenë më parë”, tha Escobar të martën.
E Stano në konferencë për media në Bruksel të mërkurën, është pyetur për komentet e Escobarit.
“E them në përgjithësi, kur bëhet fjalë për Kosovën, e sjelljen e administratës aktuale në Prishtinë, pikëpamjet tona me partnerët amerikanë përputhen gati qind për qind”, tha Stano.
-
Escobar: Raportet Kosovë-SHBA përballen me sfida shkaku i trajtimit të minoritetit serb
-
Escobar: Dialogu në fazë kritike, me Kurtin nuk ka probleme vetëm ShBA-ja
-
Escobar: Kurti është partner i yni, ndonëse nganjëherë është partner i vështirë
-
Escobar: Kemi sfida në raportet dypalëshe me Kurtin
-
Stano: Hapja e Urës së Ibrit të zgjidhet me dialog, Kurti të mos vazhdojë me veprime të njëanshme