Përfaqësuesi i lartë i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shtyrë për një muaj reciprocitetin për letërnjoftime dhe targa me Serbinë.
Qeveria ka vendosur që të shtyjë deri më 1 shtator implementimin për reciprocitet për letërnjoftime dhe vendimin për targa, por shtyrja bëhet në momentin kur të hiqen barrikadat në veri.
BE-ja ka bërë të hiqen gjitha bllokadat menjëherë.
“Mirëpresim vendimin e Kosovës të pranojë propozimin e Josep Borrellit për shtyrje prej një muaji. BE-ja pret që gjitha bllokadat të hiqen menjëherë. Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borrell fton Kosovën dhe Serbinë të angazhohen në dialog për të ecur para. Falënderojmë ambasadorin e SHBA-së në Kosovë për përkrahje të fortë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Welcome decision by Kosovo to accept @JosepBorrellF proposal to postpone by 1 month. EU expects all roadblocks to be removed immediately. HRVP Borrell invited Kosovo & Serbia to engage in dialogue on way forward. Grateful to @USAmbKosovo for strong support.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 31, 2022
-
Borrell: Çështjet e hapura duhet të adresohen në dialog
-
Vendimet për reciprocitet e targa mbeten në fuqi deri në heqjen e barrikadave
-
Zgjatja e mandatit të Lajçakut “sa për sy e faqe”
-
BE-ja përgëzon Kosovën e Serbinë për targat, i fton për kthim në dialog
-
Borrell mirëpret vendimin e Kosovës dhe Serbisë për targat