Bashkimi Evropian ka thënë se mirëpret rihapjen e terminalit doganor në Trepçë, ndërsa i ka bërë thirrje Qeverisë të zhvendosë terminalet tjera ekzistuese doganore në ambiente në pronësi publike.
Por, BE-ja ka thënë se Qeveria duhet të heqë tarifat shoqëruese që ingarkohen çdo kamioni për të shlyer detyrimet doganore kur hynë në terminale të brendshme, pasi kjo është kundër Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
“E mirëpresim lajmin se kryeministri Albin Kurti së fundi ka inauguruar objektin e ri të terminalit doganor të brendshëm në një objekt në pronësi publike, në atë të Trepçës. Ne e inkurajojmë Qeverinë të zhvendosë më tepër terminale tjera ekzistuese doganore në brendësi të vendit në ambiente në pronësi publike. Një veprim i tillë është një përparim i bërë në përmbushjen e rekomandimeve për kapitullin e doganave në paketën e zgjerimit të BE-së dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Megjithatë i bëjmë thirrje Qeverisë që të heqë tarifat shoqëruese që i ngarkohen çdo kampioni për të shlyer detyrimet doganore kur hunë në terminalet e brendshme, pasi kjo nuk është në përputhje me MSA-në dhe krijon barrierë shtesë për tregi për bizneset”, thuhet në një postim në Facebook nga BE-ja në Kosovë.
-
Rihapet terminali doganor i Trepçës
-
BE-ja bën thirrje për ulje tensioni: Dialogu të jetë platformë për adresim dhe zgjidhje të çështjeve
-
Hapet rruga për terminalin doganor në hapësirat e Trepçës
-
BE-ja kërkon strukturë efektive të koordinimit brenda institucioneve të Kosovës
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën