Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se është ndërmarrë veprimi fillestar për hapjen e terminalit doganor në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë.
Në një njoftim në Facebook, Murati ka thënë se e ka autorizuar drejtorin e Doganës që të nisë procedurat për hapjen e këtij terminali doganor.
Ai ka paralajmëruar se pas këtij terminali do të vazhdohet edhe me të tjerë.
“Për një shtet të drejtë, dhe që çliron potencialin e biznesit!” ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Murati: Kthimi i terminaleve doganore në pronësi të shtetit i ka ndihmuar bizneset
-
Rihapet terminali doganor i Trepçës
-
Murati: Në të kaluarën ishte e mundshme të ketë bashkëpunim përmes terminaleve e pozitave në ambasada
-
Murati: Po rriten investimet e bashkëatdhetarëve në Kosovë
-
Murati: S’mund të lejojmë që miliarda dinarë serbë të futen pa autorizim