Pa pjesëmarrjen e Britanisë së Madhe, shefat e 27 shteteve apo qeverive të BE-së kanë përfunduar ditën e dytë të samitit në Bruksel diskutimet për të ardhmen e saj dhe për idetë rreth deklaratës që do ta miratojnë në Romë, më 25 mars, kur do të shënohet 60-vjetori i nënshkrimit të Traktateve të Romës me të cilat u themelua ajo që sot është Bashkimi Evropian.
Natyrisht, pasi Britania e Madhe pikërisht në atë kohë do të nisë procesin e largimit nga BE-ja ajo nuk merr pjesë në diskutimet rreth së ardhmes së saj. Në këtë samit Donald Tusk u rizgjodh president i Këshillit Evropian për një mandat të ri për dy vite e gjysmë, pra deri në vjeshtën e vitit 2019, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKundër zgjidhjes së tij ishte Polonia por ajo nuk arriti ta pengojë këtë, sepse për këtë nuk nevojitet konsensusi i të gjitha vendeve anëtare. Por Polonia, e zemëruar për këtë, nuk mbështeti miratimin e Konkluzioneve të Këshillit Evropian. Në vend të kësaj ato sot u publikuan në formën e “Konkluzioneve të Presidentit të Këshillit Evropian”.
Prandaj, në aspektin formal këto konkluzione nuk e kanë peshën e njëjtë, edhe pse ato shprehin qartë qëndrimet dhe porositë politike të shumicës së madhe të anëtarëve të BE-së. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.