Rizgjedhja e Donald Tuskut për kryetar të Këshillit Evropian për një mandat të ri prej dy vjet e gjysmë pa pajtimin e shtetit të tij, Polonisë, ka prishur seriozisht atmosferën në të cilën të premten është zhvilluar dita e parë e takimit të Këshillit Evropian në Bruksel.
Polonia kishte kërkuar që të shqyrtohet një kandidat tjetër, por vendet e tjera anëtare ishin pajtuar që Tusku duhet të marrë edhe një mandat, ndërsa kundërshtimin e Polonisë e quajtën si “konflikt të brendshëm politik”, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQeveria e tashme konservatore e Polonisë ka kritikuar ish-kryeministrin e këtij vendi, Tusk, i cili tash në Bruksel është në krye të Këshillit Evropian, se “nuk e ka zbatuar si duhet rolin e tij neutral” dhe se “është përzier në punë të brendshme të Polonisë dhe nuk i ka mbrojtur interesat e këtij vendi”.
Por, pasi për zgjedhjen e presidentit të Këshillit Evropian nuk ka nevojë për konsensus, vendet anëtare siguruan shumicën për të tejkaluar kundërshtimin e Polonisë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.