Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE i përgjigjet Serbisë: Brukseli s’i garanton askujt asgjë

Bashkimi Evropian nuk mund t’i garantojë askujt asgjë. Çdo gjë varet nga përmbushja e kritereve për anëtarësim.

Kështu është dhënë sot përgjigja nga Brukseli lidhur me kërkesën e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq se për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim me Kosovën ai do garancinë se Serbia do të hyjë në Bashkimin Evropian, transmeton Koha.net.

Lexoni edhe: 

Serbia do anëtarësim në BE dhe shumë ndihmë ekonomike për marrëveshje me Kosovën

Në përgjigjen që lidhur me këtë e ka kërkuar gazeta e Beogradit “danas”, BE ka thënë se sa më parë që Serbia i normalizon marrëdhëniet me Kosovën dhe me kusht që ta zbatojë marrëveshjen, aq më shumë shtohen gjasat që BE ta marrë vendimin politik për anëtarësimin e saj.