Ne kemi bashkëpunim të ngushtë me SHBA rreth Ballkanit Perëndimor. Kështu i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve B92, zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiç, transmeton Koha.net.
Ky bashkëpunim ka të bëjë edhe me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Kocijançiç u është përgjigjur pyetjeve që kanë të bëjnë me kërkesat e zyrtarëve të Kosovës që në dialogun midis dy vendeve të përfshihen edhe SHBA-ja dhe me deklaratën e kongresistit amerikan Eliot Engel se SHBA-ja “me siguri do të përfshihet”, raporton B92.
Kjo agjenci serbe e lajmeve citon kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili gjatë takimit me kongresistin amerikan, Eliot Engel, i cili po viziton Kosovën, të ketë thënë:
“Ne kërkojmë ndihmën tuaj, ndihmën e Amerikës, ndërsa Kosova këtë do ta kthejë me kujdesin më të madh në përparimin e demokracisë, me rend e ligje, me luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe Kosovën e lirë për të gjithë qytetarët e saj”, transmeton Koha.net.
“SHBA gjithsesi do të përfshihet në të (dialogun Prishtinë-Beograd), sado që ky është problem i BE-së...”.
-
Haradinaj kërkon përfshirjen e SHBA-së në dialog gjatë takimit me të dërguarin e BE-së
-
Haradinaj: Në Washington për marrëveshje përfundimtare me Serbinë
-
Kocijançiç pret bashkëpunim me Palmerin, por “dialogun Kosovë-Serbi e ndërmjetëson BE-ja”
-
Haradinaj do përfshirjen direkte të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi
-
Kocijançiç: Gjithmonë kemi pasur bashkëpunim me SHBA-në në dialogun Kosovë-Serbi