Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, u takua me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Me këtë rast ai e njoftoi zyrtaren e BE-së për prioritet e MPB-së duke vënë në pah se kryesori do të mbetet luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, si një ndër kushtet kryesore në procesin e liberalizmit të vizave.
Përfaqësuesja e posaçme e BE-së në Kosovë, tha se BE- vazhdon të jetë e gatshme ta ndihmojë Kosovën në këtë proces.
Artikuj të ngjashëm