Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE bashkëpunon me MF–në

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian Christian Danielsson, ku diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bashkimit Evropian, transmeton Koha.net.

Hamza e njoftoi Christian Danielsson për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e financave dhe të ekonomisë, ku Ministria e Financave do ta luajë rolin e vet në relacion me përmbushjen e këtyre objektivave të programit të Qeverisë.

U fol edhe për projektet kapitale të vendit si dhe për Planin për Reforma në Ekonomi.